Posts

Showing posts from October, 2020

Shqiperia e vjeter

Image
  Shqipëria etnike   është hapi i fundit apo rezultati i   bashkimit kombëtar .   Shqipëria natyrale   është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare. Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë etnike Përkundër barazimit të termit  Shqipëri etnike  me termin  Shqipëri e Madhe  këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi  Shqipëria etnike  nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi  Shqipëria e Madhe  siç pretendohet nga popujt okupues t...